Rama: Mbështetje fermerëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbështetja financiare nga qeveria për fermerët, do i ktheje ata nga kultivues të zakonshëm të produkteve bujqësore, në të konsoliduar dhe të certifikuar në BE.Kryeministri Rama pasi vizitoi një magazinë grumbullimi dhe përpunimi në Krujë tha se agjencitë përkatëse do të orientojnë fermerët për të aplikuar në programin mbështetës. ?AZHBR do tu ndihmojë si të aplikoni me programin e ri, një program kreditimi me interesa të ulët i garantuar nga shteti shqiptar që do tu vijë në ndihmë të gjithë atyre që duan të shtojnë investimet apo duan të bëjnë investime të reja në bujqësi, me një hapësire prej 300 milion eurosh në tre vjet.?Kryeministri inkurajoi fermerët që të përfitojnë nga programi i ri nxitës për bujqësinë.?Ne e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave këto 2 vjet. Po ecëm me këtë ritëm do të kemi një mbulim të atillë në territor që do të mund të kemi një rritje të mëtejshme të eksportit dhe do të ezaurojmë kërkesën e tregut vendas për një sërë produktesh duke vazhduar ta ulim deficitin tregtar. Ndërkohë që unë do ju nxisja që të përfitoni nga programi i ri i nxitjes së bujqësisë, qoftë për serat, ku ne për çdo 10 hektarë do të japim 100 mijë dollarë në 5 vjet. Për çdo fermë 100 ha japim 1 milion dollarë në 5 vjet, direkt mbështetje. Ndërkohë me fondin e garancisë që kemi ndërtuar tani me BERZH janë 300 milion euro në dispozicion në tre vitet e ardhshme për gjithë ata që duan të investojnë duke marrë kredi me interes të ulët. Të gjithë këtë punë do ta bëjmë ne si shtet duke ndërmjetësuar mes fermerëve, sipërmarrjeve, bankave dhe duke i dhënë një shtytje të madhe kësaj historie që është një histori suksesi që ka filluar të japi rezultate e para, por prapa ka akoma shumë potencial.?Vetëm një prej kompanive qe ka marrë ndihmë financiare ka siguruar një gamë të gjerë asortimentesh, si dhe produkte cilësore, të standardizuara dhe të sigurta.

Share This Video


Download

  
Report form