Vuçiç: Referendum për kufijtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet se rruga drejt Bashkimit Europian është vendimtare edhe për përcaktimin e kufijve me Kosovën dhe se për këtë, duhet të vendosë populli serb.



?Kur ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon.?



Duke folur për mediat, presidenti serb ritheksoi se nuk ka integrim pa zgjidhur fillimisht çështjen e kufijve. Kjo pasi, Serbia, në kushtetutë e konsideron Kosovën ende si pjesë të saj. Aleksandër Vuçiç u shpreh se konfliktet me shqiptarët nuk sjellin lumturi, ndaj kjo çështje duhet të zgjidhet.



Presidenti serb, Vuçiç, i cili pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Mitrovicën e Veriut në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivaoviç, vuri në dukje se Beogradi është i interesuar per ruajtjen e paqes ne rajon.

Share This Video


Download

  
Report form