Drafti për kufijtë shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një draft për përcaktimin e kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Projektligji synon ndryshimin e ligjit për kufijtë, të hartuar nga mazhoranca ne vitin 2008 dhe kthimin në atë te vitit 2001, që do te thotë përcaktim i kufijve në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe jo të bisedimeve dypalëshe me çdo shtet kufitar.
Eksperti i kësaj fushe, Ksenofon Krisafi, pohon se ndryshimi i vitit 2008 kaloi pa vëmendjen e duhur, duke eliminuar në këtë mënyrë specifikat për kufirin ujo, vijat bazë të bregdetit tone dhe mënyrat e përcaktimit të vijës kufitare ne det. Gjoni shton se hapësirat e këtij ligji lejuan negociatat me Greqinë për kufirin ujor. Ndaj ne draftin e opozitës përcaktohet qarte se cili është kufiri ujor shqiptar. Ujërat territoriale shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh detare. Për profesor Krisafin ligji i 2008-ës, krijon vakum, ndaj duhet të ndryshojë. Neni i debatueshëm që socialistet duan ta ndryshojnë shpreh këtë koncept: "Kufiri shtetëror i Republikës se Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe te lidhura me vendet e tjera". Me këtë formulim, sipas Krisafit, Shqipëria ka humbur vijën ndarëse të ujërave territoriale dhe për opozitën kufiri shtetëror përcaktohet me marrëveshje te ratifikuara nga kuvendi. Kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga fuqitë e mëdha të kohës në konferencën e Londrës në vitin 1913. U deshën 12 vite te tjera për të mbërritur në marrëveshjen e Firences, e cila saktësoi ne terren vijën kufitare. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga të cilat 657 km kufi tokësor, 316 km kufi detar, 48 km kufi lumor dhe 73 km kufi liqenor.

Socialist Party has submitted to parliament a draft to determine the official borders of Albania. The draft law aims at changing the boundaries, drawn by the majority in 2008 and return in the year 2001, which means the determination of borders under international agreements and not bilateral talks with any state border.
Expert in this area, Xenophon Krisafi, asserts that the 2008 amendment was passed without due attention, thus eliminating the margin ujo specifications, based on our coast lines and ways of setting boundaries in the sea. John adds that the spaces of this law allowed the negotiations with Greece on the water line. Opposition to the draft clearly defined what the Albanian maritime boundary. Territorial waters extend throughout its coast in a width of 12 nautical miles. For law professor Krisafin 2008-es, creates vacuum to have to change. The controversial article that said the Socialists want to change this concept: "State Border of the Republic of Albania is determined and regulated on the basis of bilateral international agreements ratified by the Assembly and bilateral or multilateral treaties related to other countries". With this formulation, according Krisafit, Albania has mi...

Share This Video


Download

  
Report form