Doda: Negociatat me Greqinë hermetike. Ligjin e luftës e ka detyrim ta heqë

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda tha se negociatat dypalëshe Greqi-Shqipëri të zhvilluara sëfundi në Korçë i shkon si hermetike. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Doda tha se nuk dihet se çfarë duan të arrijnë të dyja palët.

Referuar ligjit të luftës, Doda tha se Greqia e ka detyre ta heqë, spese është vend anëtar i NATO-s

Doda: E shoh si hermetik, unë nuk di se çfarë marrëveshje 2-3 ditëshe të mbyllura kokë më kokë në hotele luksoze dhe në një klimë që nuk kuptohet se çfarë duan të arrijnë. Mësëfundi thuhet që e paskemi një ligj lufte që ka 70 vjet që e ka shpallur mbreti por e kishim harruar se mundoheshim ta mbyllnim me traktate miqësie. Ndërkohë nuk është kjo rruga juridike dhe kemi kaq kohë që e përsërisim se kush duhet të jetë rruga juridike. Hilja greke vazhdon të ekzistojë. Nuk është thjesht ligji i luftës, por të gjitha ligjet që kanë rrjedhur prej saj që kanë tjetërsuar të drejtën e pronës, të nënshtetësisë të shtetasve. Pra janë disa ligje që kanë buruar prej saj të cilët e bëjnë nul aktin e heqjes së ligjit të luftës. Për çfarë është fitore heqja e ligjit të luftës?! Janë të dy vende anëtare, e ka detyrim heqjen e ligjit të luftës, por duhet të bëjë nul të gjitha aktet që kanë rjedhur prej saj dhe shtetasit grek me kombësi shqiptare do të duhet të marrin të gjitha të drejtat e punës dhe ti kthehet e drejta e nënshtetësisë.

Po kush do të jetë qëndrimi i PDIU përballë këtyre çështjeve?

Doda: Përkrahim aktivitetin e Shoqatës "Çamëria". Unë i bëj thirrje çdo anëtarë të komunitetit çam, ato që kanë të rënë gjatë eksodit, por edhe ata që ndjejnë që kjo është çështje e tyre, të vijnë nesër, të ndezin një qiri, të protestojnë në mënyrë qytetare përpara ministrisë së Jashtme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/doda-negociatat-me-greqine-hermetike-ligjin-e-luftes-e-ka-detyrim-ta-heqe

Share This Video


Download

  
Report form