Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari i Ora News në Greqi, Robert Goro, i cili po ndjek më nga afër takimin mes ministrit Bushati dhe homologut Kotzias, tha se është gjetur një formulë si pala greke do të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.
Në një lidhje me Skype nga Athina, Goro tha se kjo formulë do të përfshihet në tekstin e rishikuar të traktatit të miqësisë, që do të rinovohet vitin e ardhshëm.
Goro: Prej disa orësh dy ministrat dhe delegacionet e tyre kanë lënë ambientet e mbyllura dhe kanë shkuar në një zonë malore të Kretës ku janë pritur me saze nga kryetari i bashkisë. Më pas nesër do të kthehen në sallat e mbledhjeve për të rakordimet dhe më pas të dalin në një deklaratë për shtyp.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gazetari-goro-gjendet-formula-si-pala-greke-do-te-heqe-ligjin-e-luftes