Sociologu Tushi në Report Tv: Anti-kultura e krimit po zgjerohet shumë

Report TV 2018-05-10

Views 0

Sociologu Gëzim Tushi ka zbuluar disa nga arsyet kryesore të përhapjes masive të krimit në shoqërinë shqiptare. Tushi deklaroi në studion e Report Tv faktorët historikë dhe të transitit janë ata që kanë çuar në këtë gjendje, ndërsa shtoi se krimi ka marrë përmasa të frikshme, duke u shtrirë kudo.

Sipas tij, sasia e madhe e krimit në vendin tonë tregon se ka rënë vlera e jetës dhe kjo, sipas sociologut, është diçka e turpshme, pasi shumë fenomene të krimit janë jashtë standardit. Tushi sqaroi se kriminelë nuk janë vetëm qeniet e hutuara, analfabetët, por krimi te ne nuk ka të bëjë as me nivelin arsimor.
"Shoqëria shqiptare e ekspozuar përballë krimin. Në kohën e diktaturës nuk ishte në kot nivele kaq të përhapura, pasi ishte shteti që i thyente dhëmbët krimit, pasi bënte vetë shkeljet e mëdha. Kjo gjendja e transit, e të dalit nga vetja, po bëhet shumë dominante. Faktorët historikë, transit, te ne kanë sjellë këtë situatë, në të cilën krimi ka filluar të bashkëjetojë me njerëzit, po bëhet kulturë e pranueshme nga shoqëria.

Share This Video


Download

  
Report form