I ftuar në ?? Rreze Dielli?? sociologu Gëzim Tushi, ngriti disa problematika në lidhje me uljen e lindshmërisë, në familjet shqiptare. Sipas tij, po kthehet në një probematikë për shoqërinë shqiptare e cila ka filluar dekada më parë, porn ë vitet e fundit duket se po shkojmë në një shoqëri anti-fëmijë tha ai.
?? Sot ciftet kanë mundësi ta planifikojnë, ne sot kemi martesa me aq fëmijë sa dëshirojnë cifti, pra në mënyrë preçize. Pra nëse duan 1 bëjnë1, nëse duan 2 bëjnë 2, ka prej atyre që nuk duan fare fëmijë dhe kjo nuk është normale natyrisht. Pra një nga arsyet është emancipimi I familjes, së dyti kanë dal disa ideale të tjera sot. në kushtet e sotme gruaja nuk është më ajo qënia rirpodhuese që vetëm lindte fëmijë, nuk është më ajo femra e dikurshme që ideali I saj ishte të ishte bashkëshorte e mirë, nënë për edukimin e fëmijëve, dhe këtu mbyllej rrethi I interesave kulturore të saj. Në këtë kontekst ajo ishte e detyruar që të sillte fëmijë sepse përgjegjsitë e tjera I mbante mburri. Sot kemi një tjetër femër që është një femër, e para që kërkon të administrojë veten, së dyti nuk ka qejf të jetë një qënie riprodhuese, së treti ka disa ideale të tjera sic është karriera , paraja suksesi, shkollimi dhe kjo bën që një pjesë e femrave të sotme të mos e kenë qejf praninë e shumë fëmijeve sepse së pari ka koste dhe mund të bëhet pengesë për ecurinë ?? u shpreh ndër të tjera ai, për faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen jo shumë të ri tashmë ën Shqipëri.