Mjeku i Traumës, Jorgo Margo: Aldisoni në gjëndje kritike, ka dëmtime të kafkës dhe trurit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Policia e Shtetit ka lëshuar fletëarresti për Aldison Belulajn, autorin e vrasjes së studentes së juridikut, Ariela Murati, 21 vjeçe, me akuzën për "vrasje me paramendim".

Ekzekutimi i urdhërarrestit është i pamundur pasi i riu ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Belulaj, student i Infermierisë qëlloi veten me dy plumba në kokë, pasi ekzekutoi shoqen e tij e cila i refuzoi propozimin për lidhje.

Tashmë pritet përmirësimi i gjendjes së 23-vjeçarit për të marrë deklaratën e tij lidhur me rrethanat e krimit të rëndë, ndërkohë që për sa kohë ai do të jetë në spital do të ruhet nga policia pasi cilësohet person në arrest.

Mjeku i Traumës, Jorgo Margo: 23-vjeçari dy shenja plumbi në kokë
Mjeku kirurg i Spitalit të Traumës, Jorgo Margo ka deklaruar se i riu ka dy shenja plumbi në kokë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave. Predhat kanë përshkuar tej për tej kokën e të riut. Sipas tij, gjendja shëndetësore e Aldison Belulajt është kritike pasi njëri nga plumbat i ka prekur trurin.

Share This Video


Download

  
Report form