Mjeku i Traumës, Jorgo Margo: Aldisoni në gjëndje kritike, ka dëmtime të kafkës dhe trurit

Report TV 2018-05-10

Views 4

Mjeku kirurg i Spitalit të Traumës, Jorgo Margo ka deklaruar se i riu ka dy shenja plumbi në kokë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave. Sipas tij, gjendja e të riut është kritike pasi plumbi i ka prekur trurin.
"Dëmtimet janë në kokë, janë plagë armë zjari të shkaktuara nga pistoleta. Janë dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme te i lënduari. Kemi thyerje të kafes dhe dëmtime të trurit. Më e dëmshmja është ënjtja e të gjithë trurit. Është në rrezik pasi ënjtja është ajo që i merr jetën njeriut. Nëpërmjet ënjtjes së trurit, ky i fundit asfikson veten. Ka dy plagë plumbi.

Ka qëndruar nën mbikëqyrje të rreptë në urgjencë dhe sot në mëngjes është dërguar në renamiacion dhe shpresojmë që të mos përparojë enjtja. Nuk është konshient. Ka patur lëvizje por jo të ndërgjegjshme. Këtu nuk mungon gjë dhe nuk ka arsye për ta dërgiar jashtë vendit".

Aldison Belulaj qëlloi për vdekje një ditë më parë Ariela Muratin në sy të motrës dhe kushërirës së saj. Dy të rinjtë ishin nga fshati Zharrës e Fierit dhe njiheshin që nga shkolla e mesme pasi kishin mbaruar në të njëjtin gjimnaz "Sotir Capo".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS