Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të mos udhëtuar në këmbë drejt Tiranës, Kryeministri Edi Rama me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mbajtën një interpelancë me naftëtarët e Ballshit përmes videokonferencës.
Videokonferenca u mbajt paraditen e sotme.
Naftëtarët kërkuan ndërhyrjen, zgjidhje përfundimtare, hapjen e rafinerisë, marrjen e pagave të prapambetura, garantimin e statusit të naftëtarit pse jo dhe shtetëzimin e ARMO-s.
Nga të gjitha kërkesat u premtua statusi i naftëtarit. Kryeministri dhe ministrat premtuan se naftëtarët e Ballshit do të trajtoheshin me prioritet për të marrë këtë status.
Cfare kerkojne naftetaret?
Naftëtarët: Të garantohen detyrimet e punonjësve dhe pagat e prapambetetura.
Impelentimi i statutist të naftëtarit.
Mallakastra ëstë zhytur në krizë, 39% e punonjësve janë me kredi nëpër banka.
Shpresën dhe besën e kemi tek ju, ti japim fund njëherë e mirë drejtimit korruptiv të kompanisë ARMO, ta kthejmë në jetë industrinë e përpunimit të thellë naftës, titanin si i vetmi aset në llojin e vet në gjithë vendin tonë.
Punonjësit e uzinës së Ballshit, si sektori më i vështirë në ekonominë e vendit, janë të ngarkuar nga ana shëndetësore me karbon në gjak. Është paradoks dhe fatkeqësi e madhe që 120 shokë tanë pa dalë pension kanë kaluar në atë jetë.
Nuk funksionon si duhet as qendra shëndetësore dhe ai i vetmi repart i sëmundjeve profesionale që ka qenë në Tiranë është mbyllur.
Prandaj kemi kërkuar që nëpërmjet jush edhe pak kontribut që mund të jepet nga donatorë të ndryshëm të hapet sa më shpejt ky repart i domosdoshëm. Gjithashtu nëpër sektorë të naftës ku ndotja është prezente është e nevojshme që qendra të shëndetësore të mos rrijë si karakatinë por të jetë në funskion.
Z. Kryeministër para 1 viti u votua statusi i shumëpritur, ishte dëshira juaj për ta vendosur atë status, por shikoj më keqardhje që impementimi i tij është i vonuar. Kush i pengon organet ligjzbatuese për ta vënë në jetë këtë status? Me keqardhje u them se para disa ditësh kur ne udhëtonim për Tiranë kemi varrosur një shokun tonë në moshën 60-61 vjeç.
Rafineria është e vetmja mundësi financiare për të mbajtur familjet tona
A i mbaheni premtimit se do i japim lekët e prapambetura?
Cfare perfitojne nga statusi ?
Kryeministri Edi Rama deklaroi se naftëtarët do të trajtoheshin me prioritet. "Statusi është gati për ju, plotësoni dokumentacionin. Jemi gati të ngrejmë dhe një njësi t'ju ndihmojmë për plotësimin e dokumentacionit. "- tha Rama.
Ministri Gjiknuri deklaroi: Ju do të jeni grupi i parë që do të trajtoheni me precedencë e shpejtësi. Të vijnë dosjet atje dhe automatikisht të gjithë ata që i takon statusi do të trajtohen me shpejtësi. Në momentin kur uzina nuk punon pra ka falimentuar apo dalin të papunë përfitojnë ato elementë që ua jep statusi pra tre pagat e para që i parashikon statusi deri në 3 % në mos gaboj dhe trajtimi ...