Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama takon drejtuesit e rinj të Universiteteve të zgjedhur në 20 prill pas nje proçesi qe shkaktoi shumë debate edhe për shkak të kërcënimit të dy akademikëve Koni dhe Kule. Shefi i Qeverisë e vlerësoi qëndrimin e tyre që nuk u tërhoqën nga gara për shkak të këtyre kërcënimeve, që i cilësoi kriminale. Kryeministri Rama garantoi bashkëpunim me akademikët pavarësisht bindjeve politike dhe tha se sfidë e përbashkët është implementimi i reformës së arsimit të lartë.
Një javë nga mbajtja e zgjedhjeve në institucionet e arsimit të lartë dhe konfirmimit me votë të drejtuesve në Universitete, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me akademikët e sapozgjedhur.
Shefi i Qeverisë vlerësoi qëndrimin e akademikëve Koni dhe Kule që nuk u tërhoqën nga gara për shkak të presionit kriminal gjatë fushatës në Universitete.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-respekt-per-konin-dhe-kulen-qe-nuk-u-terhoqen-perballe-nje-presioni/