Report TV - Tiranë, arrestohen tre të rinjtë grabisnin aksesorë makinash

Report TV 2018-05-10

Views 0

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi kanë vjedhur aksesorë automjetesh dhe telefona. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e Xhuljan Hasanit, 25 vjeç dhe Françesko Gripshit, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë me datë 20 janar të këtij viti në rrugën ?Qemal Stafa?. 25 vjeçarët dyshohet se kanë vjedhur pasqyrat e mjeteve tip ?Audi dhe Porche? në një garazh të pallatit në pronësi të personave me iniciale V.H dhe F.M, banues në Tiranë.
Pas hetimeve të mëtejshme rezulton se të rinjtë dyshohen dhe si autorë të ngjarjes së datës 15 janarë ku është vjedhur në rrugën ?Fadil Rada?një kasetofon i mjetit të 21 vjeçarit R.U.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS