Në Ditën Ndërkombëtare të Bullizmit, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete sensibilizuese në shkollat e qytetit. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte e pranishme në shkollën ?Abdulla Keta?, ku kërkoi që fenomeni i bullizmit të mos tolerohet dhe anashkalohet nga mësuesit dhe të rinjtë.
?Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të rinjtë edhe kundër këtij fenomeni. Të rinjtë janë natyrisht në qendër të punës sonë si bashki dhe komuniteti këtu është pjesë e bashkisë sonë të madhe. Qëllimet dhe objektivat tona janë që të rinjtë të kenë një përfshirje të madhe dhe të jenë pjesë e aktiviteteve tona?, u shpreh Paskali. Sipas saj, janë disa qendra kulturore që sot janë në shërbim të nxënësve për aktivitete, takime të ndryshme, shfaqje, koncerte. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, tha se përgjatë këtij viti do të synohet përfshirja e të rinjve të shkollave, për të bërë teatër, shfaqje, disa prej aktiviteteve të rëndësishme.
?Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që Bashkia e Tiranës po bën, do vijojë ta bëjë dhe është një punë vërtet e domosdoshme është sensibilizimi mbi problematikën e bullizmit apo problematika të tjera, pra ndërgjegjësimi i të rinjve dhe krijimi i një ambienti sa më të ngrohtë për të gjithë studentët?, tha Paskali.