http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moskryerja e aktivitet fizik dhe mungesa e kujdesit me ushqimet dhe kripen kur ishte i ri, kane bere qe Fadil Kalaveri, sot 60 vjeç, te vuaje nga hipertensioni. Ai është i detyruar qe ditët t?i kaloje ne QSUT, sepse ka nevoje për kujdesin e mjekeve.
Sipas shefit te shërbimit te hipertensionit ne QSUT, Mihal Tase, numri i personave qe vuajnë nga kjo sëmundje është i larte. Por problem sipas tij, është shpërfillja qe i behet asaj nga personat, ne momentin qe mësojnë se vuajnë nga hipertensioni.
Por cili është shkaku qe sjell hipertension?
Vrasësi i heshtur siç njihet ndryshe, dëmton edhe organet e tjera.
Simptomat kryesore të hipertensionit janë dhimbja e kokës, rrahjet e shpejta të zemrës, marrja e frymës, lodhja, gjakderdhje nga hunda, ndonjëherë urinim i shpeshtë, si dhe ënjtja e këmbëve.