Report TV - Tragjedi në Vlorë ku u dogjen nene e bir, flet nipi i viktimës

Report TV 2018-05-10

Views 0

VLORE - Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit duke shkaktuar dy viktima. Bëhet fjalë për 73 vjeçaren Selkie Hoxhallari dhe djalin e saj 43 vjeçar Olsi Hoxhallari, të cilët kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë, pasi në banesën e tyre ka pasur rrjedhje gazi nga bombola e cila më pas ka shkaktuar edhe zjarrin.

Banesa një katëshe ndodhej në afërsi të pyllit të ?Sodës? në lagjen ''1 Maji'' të qytetit të Vlorës. Të dy personat ishin duke fjetur në momentin që ka rënë zjarri dhe si pasojë nuk kanë mundur të shpëtojnë. Shkak dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola e kombinuar me sobën e ndezur gjatë natës për ngrohje.

Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit nga fqinjët, por gjithçka ishte shkrumbuar, mendohet se shkak mund të jetë bërë zjarri që përdornin për ngrohje por edhe bishti i një cigareje e hedhur pranë sobës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur të plota rrethanat e kësaj tragjedie.

Share This Video


Download

  
Report form