?I kërkojmë falje për këtë tragjedi familjes Buci që i shkaktoi ish- djali im.?
Por familjarët e Agim Bucit të vrarë gjatë grabitjes në supermarketin e tij në Kamëz e kanë refuzuar këtë ndjesë publike të babait të autorit të vrasjes. Në intervistën dhënë për Tv Klan, Petrit Kurti tha se ka tentuar të kontaktojë me familjarët e viktimës, por e ka pasur të pamundur. Vëllai i madh 53-vjeçarit të vrarë, Rufat Buci refuzoi këtë kërkesë duke shtuar se këtë çështje ia ka lënë në dorë drejtësisë.
?As të mos ma përmendi më njeri këtë punë... As të mos e cojë njeri nëpër mend. Unë nuk kam punë me të. Ai në punë të vet, unë në punë time. Me këtë punë le të merret shteti?, tha Rufat Buci, vëllai i Agim Bucit.
Problemi më i madh që aktualisht në familjen Buci mbetet trajtimi shëndetësor i bashkëshortes së Agimit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Ajo ka nevojë për dy pllaka platini që duhet t?ia vendosin në këmbë dhe që nuk gjenden. Për këtë shkak Rufati kërkon ndihmë.
?I bëjmë një thirrje për ndihmë kryeministrit sepse gjendja është shumë e rëndë. Ajo ka nevojë për një ndërhyrje dy pllaka që nuk gjenden. Nëse mundet të na ndihmojë, në të kundërt do të mbledhim vetë njerëzit dhe t?i paguajmë...?
Buci shprehet me shqetësim edhe për gjendjen e djalit 6-vjeçar të të vëllait që pa me sytë e tij skenën e rëndë.
?Edhe për djalin me duhet një psikolog...?
Kërkimet për armën e krimit në lumin Terkuzë, nuk kanë dhënë rezultat. Për shkak ata janë ndërprerë.
?Pas tri ditë kërkimesh të policisë së Tiranës për të gjetur armën e përdorur në vrasjen e tregtarit Agim Buci, ato janë ndërprerë.?
Në policinë e kryeqytetit thonë se mungesa e armës nuk do të pengojë hetuesit për të dokumentuar krimin. Sipas tyre, të akuzuarit e kanë pranuar krimin ndërsa janë gjetur rrobat e përdorura në krim si dhe janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë.