Diagnozë - Procedurat e reja kirurgjikale për të shpëtuar jetë, i ftuar Dr.Prof Edmond Nuellari

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi i kirurgjisë kardiovaskulare është shërbim i vetëm dhe unikal në Shqipëri që merret me trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Edmond Nuallari, doktor dhe profesor i asociuar u bë pjesë e shëndetit mjekësor ?Diagnozë? nga Freskida Miloti ku foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ai shpjegon se konsultat bëhen në një qendër të vetme, ku bën kontaktin e parë me mjekun e familjes për të shkuar më pas tek mjeku profesionist.

Në lidhje me shërbimet e sëmundjeve të zemrës, mjekët bëjnë konsulta për 15-20 pacientë në ditë.

Doktor Nuallari shpjegoi se shërbimi i tyre është i lidhur me neurologët pasi duhet të kujdesen për të gjitha problemet që mund të hasin rrugës. Pajisjet e reja i kanë ndihmuar shumë mjekët pasi janë të ndara dhe arrijnë të bëjnë sa më shumë ndërhyrje në ditë.

Në ?Diagnozë? foli dhe për procedurën e re endovaskulare që bën ndërhyrjen pa hyrë në operacion, ku pacienti mund të qëndrojë 1-2 ditë në spital.

Futja e kësaj procedure do sjellë përfitime të mëdha ku të sëmurët nuk do kenë asnjë dëmtim dhe brenda pak orëve mund të shkojnë në shtëpi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/diagnoze1

Share This Video


Download

  
Report form