Diagnozë - I ftuar Bujar Qamili

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeshtri i madh i muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili është ndër këngëtarët e preferuar të publikut. Ai ka sjellë këngë të ndryshme shkodrane, si dhe ka patur bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur.

Bujari u bë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku foli për muzikën e tij duke treguar se cili është ushqimi më i mirë shpirtëror e mendor për të.

Bujar Qamili: Të merresh me këtë punë nuk është gjë e lehtë, sidomos në pozicionin që unë Bujar Qamili ndodhem. Të flasim me këmbë në tokë, jam një figurë artistike që më njeh i madh e i vogël dhe duke qenë kështu, unë gjithmonë i ruhem gjërave, por ajo që më jep energjinë dhe më kënaq më tepër është kur nxjerr një këngë të re dhe publiku, qoftë ditën e parë, të dytën apo të tretën e duartroket, e përshëndet dhe pas një jave e këndon me mua. Kjo është një kënaqësi shpirtërore dhe unë them arrita dicka tjetër.

Hiti i fundit që ka arritur nga ai është dueti me Mateus Frrokun që ka mbi 2 milionë klikime në Youtube. Gjatë intervistës në rubrikën 'Impakt Shëndet', këngëtari nga Shkodra tregoi se mund të vijë një bashkëpunim i dytë me Mateusin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/inva-mula-dhe-bujar-qamili-duet

Share This Video


Download

  
Report form