Ora News - Përmbytjet e fillim dhjetorit në jug, Kryqi i Kuq ndihmoi 3000 familje

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar me ushiqme e veshmbathje rreth 3000 familje të cilat u prekën nga përmbytjet e fillim dhjetorit të vitit të kaluar. Presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli Alushi, shprehet se ndihma nuk do të ishte ofruar në kohë rekord pa angazhimin e vullnetërëve dhe solidaritetit të shoqatave simotra dhe donatorëve.

Përmbytjet e fillim dhjetorit të vitit të kaluar gjetën të papërgatitura me qindra familje, banesat dhe tokat e të cilave përfunduan nën pushtetin e ujit.

Ndër të parët që u erdhën në ndihmë të prekurve ishte Kryqi i Kuq Shqiptar.

Shoqata humanitare më e madhe në Shqipëri tashmë ka një bilanc së ndihmës së ofruar.

Presidenti, Ylli Alushi, thotë se shoqata iu gjend pranë rreth 3000 familjeve në qytete si Vlora, Fier, Berat dhe Gjirokastra me ushqime dhe veshmbathje.

Alushi: Ne si shoqatë kemi qenë prezent që në momentin e ndodhjes së kësaj fatkeqësie. Në bashkëpunim me Emergjencat Civile ne përcaktuam së paku 3000 familje të cilat ishin prekur dhe duheshim ndihmuar nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar. Dhe menjëherë filluam nga puna duke kordinuar mbështetjen me Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-hënën e Kuqe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-e-fillim-dhjetorit-ne-jug-kryqi-i-kuq-ndihmoi-3000-familje

Share This Video


Download

  
Report form