Ora News – Spaho për Ora News: Bojkot, në fillim të dhjetorit nisim protestat

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike e ka të qartë aksionin saj opozitar, protesta popullore deri në bojkot përfundimtar të parlamentit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha se qeveria po krijon të gjitha instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndaj largimi i kryeministri Edi Rama, me çdo mjet demokratik është domosdoshmëri.
Spaho: Nëse do të jetë e nevojshme për të braktisur Parlamentin për shkak se nuk po kryen funksionet për të cilat është ngritur, edhe Parlamentin duhet ta lëmë në mënyrë që t?i japim një mesazh edhe qytetarëve dhe atyre që interesohen për fatet e këtij vendi që situata është shumë e rëndë dhe po shkojmë në një rrugë pa kokë.
Demokratët ende nuk kanë marr një vendim zyrtar dhe nuk kanë përcaktuar agjendë të saktë të aksionit, por pritet që protesta e parë të jetë në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë.
Spaho: Janë përkujtimore të disa ngjarjeve të rëndësishme që lidhen me demokracinë, kështu që kur them shpejt kam parasysh këto data. Ndoshta edhe më shpejt në varësi nga zhvillimet politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spaho-per-ora-news-bojkot-ne-fillim-te-dhjetorit-nisim-protestat/

Share This Video


Download

  
Report form