Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, përveç aktiviteteve të shumta në Shqipëri dhe Kosovë shqiptarët e Ulqinit në Malin e Zi e kanë ?veshur? kuqezi qytetin. Siç duket edhe nga pamjet, në murin e kalasë së Ulqinit duket pamja e flamurit shqiptar dhe ajo e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Këto pamje janë realizuar me ndriçim dhe mbulon të gjithë sipërfaqen e murit në pjesën jug-lindore. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, bashkëkombësit tanë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta kujtuar Skënderbeun nëpërmjet ndriçimit të kalasë.