Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në memoralin e Gjergj Kastriot Skënderbeu në Lezhë u kremtua me një ceremoni solemne 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Ceremonia bëri bashkë përfaqësues të institucioneve lokale, qytetarë të shumtë dhe një grup arbëreshësh të ardhur posaçërisht nga Italia, por ra në sy mungesa e përfaqësuesve të qeverisë, e cila i mbajti në Tiranë aktivitetet në nderim të heroit kombëtar.
Skënderbeu mbetet figura me përbashkuese e shqiptarëve kudo që janë, ndaj një myfti musliman dhe prift katolik përcollën të unifikuar një mesazh të fortë kundër çdo tentative që sipas tyre nxit ndasi.
Agim Tereziu: ?Jam këtu për të konfirmuar besimin e komunitetit mysliman të Shqipërisë se neve nuk kemi asnjë problem me figurën Gjergj Kastriot Skëndërbeut.?
Angelo Massafra: ?Në emër të zotit, të vlerave, të traditave që kemi të duam atdheun tonë.?
Një mesazh erdhi nga arbëreshët: ?Zemrën tonë e kemi këtu, tek kjo tokë.?
Në këtë ditë që e vendos Lezhën në qendër të vëmendjes, kryebashkiaku Fran Frrokaj përsëriti kërkesat për mbështetje nga qeveria qëndrore edhe pse nuk e fsheu pesimizmin.
Fran Frrokaj: ?Megjithëse jo shumë optimist shpresojmë që kërkesat e qytetarëve të Lezhës të merren në konsideratë me qëllim zhvillimin me ritme të shpejta të kësaj treve të rëndësishme të veriut të Shqipërisë.?
2018 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Skënderbeut dhe në këtë kuadër janë parashikuar aktivitete të larmishme në të gjithë vendet ku jetojnë shqiptarë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-ceremoni-ne-550-vjetorin-e-vdekjes-se-skenderbeut-mungon-qeveria