Report TV - Rama drejtorëve të Hipotekave: Kush zvarrit çështjet e qytetarëve, shkon në Prokurori

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët e Hipotekave në vend se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve. Gjatë prezantimit të drejtorëve të rinj të ALUIZNI, kryeministri tha se do të vihen para drejtësisë të gjithë ata drejtorë, që nuk marrin përgjegjësi për të zgjidhur hallet e qytetarëve, apo që vijojnë të marrin ryshfet.

Rama deklaroi se duke filluar nga muaji qershor i këtij viti do të marrë fund ping-pongu i qytetarëve me titujt e pronësisë, pasi sipas tij, do të formësohet agjencia kombëtare e titujve të pronësisë, do t'i japë fund ecjeve pafund të qytetarëve.
Do përmbysim sistemin e grabitjes, korrupsionit, parazitizmit në zyrat e shtetit. Do vazhdojmë të kërkojmë aleancën me njerëzit e zakonshëm për të luftuar të gjithë grabitqarët dhe parazitët që vazhdojnë të kenë vend në këtë sistem.

Share This Video


Download

  
Report form