Report TV - Rama drejtorëve të spitaleve: 'Largohuni brenda 24 orëve'

Report TV 2017-07-31

Views 2

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka vendosur të largojë të gjithë drejtorët e spitaleve.

Lajmi u bë me dije nga vetë kreu i qeverisë gjatë një takimi me drejtues të spitaleve dhe institucioneve të vendit të cilëve u kërkoi dorëheqjen.

Shpëtojnë drejtorët e Tiranës

Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

"Shëndetësia kërkon menaxhim dhe të gjitha të dhënat e marrra qoftë në mënyrë zyrtare qoftë nga ankesat e publikut flasin për një nivel menaxhimi të papranueshëm. Besoj se një nga shkaqet themelore edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilin është ngarkuar figura mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve, është detyra menaxhimit që të motivojë mjekët " u shpreh Rama


"Spitalet nuk janë paqyra e higjenës, përgjegjës jeni ju drejtorë të spitaleve pis. Nuk ka nevojë për para as për reforma as për plane madhështore, Spitalet janë dëshmi e një trashëgime të rëndë të shumë viteve rrënim dhe sidomos kur fliltet për nevojat për specialistë. Kjo është një plagë e trashëguar por personelit tonë nuk mund ti mungojë gatishmëria për tiu përgjigjur në kohë pacientit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS