Prokuroria Elbasan dërgon në Gjykatë administratorin e "KURUM", Koray Zeytinoglu, drejtorin e blerjeve në këtë kompani, Yücel AKSU si dhe vetë kompaninë turke.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap.
Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore te blerjes së lëndës skrap nga shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A prej 4 (katër) shoqërive të tjera ?Kurbini? sh.p.k me qendrë në Laç, ?ERAD&XHT? sh.p.k me qendër në Tiranë, ?R&B 2011?, sh.p.k me qendër në Fushë-Krujë, dhe ?Kavaja-CO? shpk me qendër në Kavajë, janë të falsifikuara pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi.