Ora News - IRTC drejt largimit, Qeveria fton investitorët në dy rafineritë në Fier dhe Ballsh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania IRTC e cila ka në përdorim dy rafineritë e naftës në Fier e Ballsh është drejt largimit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ftoi të gjithë investitorët e interesuar të sjellin propozimet për rafineritë e ARMO-s. Por një tjetër zë i rëndësishëm i mazhorancës mendon se zgjidhje për këtë kompani do të ishte shtetëzimi. Ndërkohë punonjësve u premtoi se do tu jepet statusi i naftëtarit.

Kompania IRTC e cila menaxhon rafineritë e naftës në Ballsh e Fier, do të largohet. Ministri i financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ftoi të gjitha kompanitë e interesuara që të sjellin propozimet në lidhje me këtë kompani. Ahmetaj u shpreh se do të presin propozime serioze për rafineritë e përpunimit të naftës në Ballsh e Fier.

Ahmetaj: Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë me një projekt serioz për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Balshit dhe të Fierit.

Ndërkohë që punonjësve u premtoi dhënien e statusit të naftëtarit dhe statusin e papunësisë.

Ahmetaj: Në qarkun e Fierit dhe zyrat përkatëse në qytetet përkatëse të jenë në ndihmë, në shërbim të punonjësve të dy rafinerive për ti ndihmuar në aplikimin e statusit të papunësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/irtc-drejt-largimit-qeveria-fton-investitoret-ne-dy-rafinerite-ne-fier-dhe-ballsh

Share This Video


Download

  
Report form