Basha: Rama, pengesa kryesore per ne BE

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Kur kanë mbetur pak ditë nga protesta e thirrur nga opozita, Lulzim Basha ftoi shqiptarët të bashkohen në manifestimin e 27 Janarit për të larguar pengesën kryesore që ai thotë se mban peng hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

?Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane. Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet ?Eskobari i Ballkanit?, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj?.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të policisë sipas Bashës janë thjesht rokadë nga një klan droge në një tjetër organizatë kriminale.

?Ndërsa Edi Rama me Fatmir Xhafën, tallen dhe zëvendësojnë klanin e Habilajve me klanin e Agron Xhafajt. Me Edi Ramën, policia dhe krerët e policisë janë kthyer në trafikantë dhe shitës kokaine.?

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t?i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pa kapur nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form