Braçe akuza të forta ndaj prokurorit të shkarkuar Gina, akuzoi policët në vend të kriminelëve

Report TV 2018-05-10

Views 0

Deputeti i PS, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka bërë një deklaratë të fortë kundër Dritan Ginës, ish-kryeprokurori i Elbasanit. Braçe deklaroi se gjatë kohës si drejtues i organit të Akuzës në Elbasan Gina ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes.

Në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se jep dorëheqjen, nëse Gina ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.
?Nëse kryeprokurori i Elbasanit, ky i famshmi, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend?, deklaroi Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS