Stop - Pas 9 muajsh, qytetarit nga Elbasani i zhbllokohet llogaria bankare! (16 janar 2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Në 17 Mars 2017, emisioni ?Stop? transmetoi rastin e qytetarit nga Elbasani, Avni Coga, të cilit prokuroria dhe gjykata i kishin sekuestruar llogarinë bankare me dyshimin e pastrimit të parave, edhe pse i kishte të gjitha të justifikuara me dokumente të punës në Angli. Sot, pas 9 muajsh, Avni Coga tregon se falë emisionit ?Stop? llogaria bankare i është zhbllokuar. Por ai thotë se nuk ka besim të investojë në Shqipëri, ndaj paratë do t?i investojë diku tjetër.

Avni Coga nga qyteti i Elbasanit tregoi në emisionin ?Stop?, se për 15 vjet ka jetuar e punuar në mënyrë legale në Angli. Të gjitha kursimet i depozitoi në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe pas verifikimit, nisi të operonte me obligacione 7-vjeçare. Por ky ishte momenti që për të nisi kalvari gjyqësor për zhbllokimin e llogarive, tashmë të bllokuara. Coga vë në dispozicion të gjitha pagesat nga punët e kryera në 15 vjet në Angli dhe çështja duket se do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë.



?Më quajnë Avni Coga dhe jetoj në Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 kam jetuar legalisht në Angli. Aty unë kam punuar për 12 vjet e gjysmë në një institucion, ku kam fituar bursë. Gjithashtu kam punuar në dy institucione të tjera, ku të gjithë të ardhurat e mia i kam depozituar tek BKT- ja. Në Qershor të vitit 2015 këto para i kam investuar te Ministria e Financave. Unë jam betuar para se të merrja pjesë në shitjen e obligacioneve 7-vjeçare në Qershor të vitit 2016. Këto obligacione i kam shitur tek Banka Credins për arsye sepse më ofruan një shumë më të madhe se sa banka ku unë pata blerë këto obligacione. I gjithë problemi filloi se dyshonin për pastrim parash, gjë që nuk është e mundur për arsye se kur bëra aplikimin tek Banka Kombëtare për obligacione 7-vjeçare, unë aty kalova një fazë vetingu në qoftë se nuk ishte i përshtatshëm për këtë gjë unë nuk duhet të kisha marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare në 2015. Prandaj më duket i tepërt dyshimi i Bankës Credins?.



Në Dhjetor të 2016 Avni Coga i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokim llogarie dhe i pranohet kërkesa. I hiqet masa e sigurimit sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të Bankës ?Credins?. Më datë 07.06.2016 Prokuroria e Elbasanit me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i bllokoi llogarinë bankare qytetarit Avni Coga, me arsyen ?dyshim për pastrim parash?.



?Ndonëse Prokurorisë i kam vënë në dispozicion të gjitha bursat, pagat mujore, pagat vjetore dhe rikonfirmimet nga institucioni ku kam punuar, këto dokumente Prokuroria nuk i pranon për arsye sepse duhet legalizuar pulla apostile që unë jam munduar ta zgjidh, por nuk e vlerësoj dot dhe apeloj në Gjykatën e Apelit Durrës. Gjykata e Apelit e refuzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokimin e këtyre llogarive. Pas vendimit të prerë legalizohen letrat që më kërkoh...

Share This Video


Download

  
Report form