CSI Piemonte dhe qeveria jonë: si tenxherja kapakun

Ora News Emisione 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj trajtoi mbrëmjen e sotme procesin e regjistrimit të adresave. Sipas Myftaraj, kompania italiane CSI Piemonte që fitoi tenderin së bashku me dy kompani shqiptare shiti vetëm emrin, pasi procesi u realizua nga dy kompanitë shqiptare të paspecializuara për atë punë.

Pikërisht lidhur me këtë tha Myftaraj, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur CSI dhe kompanitë e tjera.

Zyra e komisionerit e konstatoi fare lehtë se nuk ishte marrë asnjë masë për trajnimin e personave, punonjësve të angazhuar për të mbledhur të dhënat personale megjithëse dihej rëndësia e tyre dhe kishte ligje për këtë punë.

Myftaraj: Pak kohë më parë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, një institucion i krijuar me ligj dhe i zhveshur nga parlamenti për të qenë të sigurt të gjithë ne që të dhënat tona personale të cilat ja japim shtetit ose i dorëzojmë në institucione të ndryshme nuk do të keqpërdoren. Komisioneri i të dhënave personale doli me një vendim që nuk ndeshet askund në botë, tha vendimet e gjykatave nuk do të publikohen online sepse në to ka të dhëna personale dhe nëse publikohen mund të keqpërdoren, mund të jenë konfidenciale. Në të gjithë botën vendimet e gjykatave publikohen për arsye studimore, përderisa thuhet se gjyqi bëhet me dyer të hapura dhe publikohet dhe vendimi që ka të bëjë me të dhëna lidhur me çështjen.

Çështja e parë nuk ka lidhje me çështjen e sotme por më jep shkas për të trajtuar temën e sotme sepse i njëjti komisioner, Besnik Dervishi, që është komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale me një vendim të tij ka pohuar praktikisht se këtu është shteti ai që nuk respekton ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. U bë një fushatë e madhe për evidentimin e adresave tona, u bë një reklamë e madhe në TV, publicitet në vitet 2016-2017. Erdhën ekipe derë më derë për të mbledhur të dhëna personale, duke nisur nga adresa dhe të tjera dhe gjithçka u bë marrë shkas nga një ligj. U bë një tender ku i gjithë projekti ishte një bashkëpunim i Miistrisë së Brendshme dhe OSHEE. Projekti kishte titullin" për identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas në terren".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/csi-piemonte-dhe-qeveria-tone-si-tenxherja-kapakun

Share This Video


Download

  
Report form