Kryemadhi: Konsensus për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Lartë i Prokurorisë, mund të mos funksionojnë, pasi sipas kryetares së LSI-së Monika Kryedhami, nevojitet që Parlamenti të miratojë nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.



Drejtuesja e LSI-së kërkon konsensus politik për votimin e këtyre neneve.



Akuzave të kryeministrit Rama, se opozita përmes protestave pengon reformën në drejtësi dhe integrimin europian, Kryemadhi i përgjigjet me të njëjtën monedhë.



Protesta e së shtunës do të jetë paqësore, garanton kryetarja e LSI-së.



Një përgjigje Kryemadhi i jep edhe shqetësimeve të aleatëve të vegjël të PD-së, sipas të cilëve afrimi i PD-së me LSI-në, do të sillte tkurrje të votave të opozitës.



Për numrin një të LSI-së, qëllimi aksionit opozitar është rrëzimi i qeverisë ?Rama?, të cilën Kryemadhi e sheh si shkaktare të varfërisë së shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form