http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleati kryesor i socialistëve, Ilir Meta, deklaron se ligji për dekriminalizimin do të duhet të kalojë vetem me konsensus politik me opozitën. Kryetari i Kuvendit del hapur deklaratave të kryeministrit se mazhoranca mund ta kalojë e vetme ligjin, nëse opozita kundërshton nismën e saj.?Përpjekjet që ja ku është ligji doni apo s?doni është një përpjekje për kredo politike dhe për publikun.?Ilir Meta beson se procesi ligjor për dekriminalizimin do të finalizohet shpejtë, pavarësisht diferencave. Kryetari i Kuvendit thotë se për të gjitha përplasjet që palët kanë, nëse nuk do të arrihet gjuha e përbashkët do të kërkohet asistenca e ndërkombëtarëve.?Jemi shumë afër përmbylljes së procesit. ka dy projekte ka dallime dhe diferenca që kërkojnë frymë bashkëpunuese për gjetjen e konsensusit. Nuk dua të hyj se kush është më e mira, por është e qartë si drita e diellit se nismat kanë përputhshmëri të gjerë. Ka diferenca që nuk mund të zbehin dhe të bëhet pengesë që procesi të zgjatet pa fund apo të jenë pretekst që të zgjatet.?Deklaratën e Sparak Brahos, një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, se politikanë të të dy krahëve përdorin drogë, Ilir Meta e sheh si të pavend dhe në kontradiktë me edukimin e tij profesional.?Braho është Braho dhe kam respekt për përvojën e tij. Do doja të kisha respekt për formimin e tij juridik, por deklarata e fundit e tij mu duk në kontradiktë me edukatën dhe formimin e tij juridik. Është e lehtë të bësh jam dhe skupe, por gjithnjë për fat të keq rruga më e gjatë është largët. Do e këshilloja që si jurist i vjetër, kur ka të dhëna të tilla që t?i drejtohet drejtësisë.?Kreu i kuvendit e konsideroi raporti e brendshëm te Prezencës së OSBE-së, për një karagjozllëk që nuk ia vlen të merresh?Sa i takon thashethemeve, jam politikan që nuk kam kohë të merrem me thashetheme. Sa i takon karagjozllëkut në fjalë, kryetari i OSBE ka kërkuar falje.?