Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viti 2018 ka rikthyer shpërthimet paralajmëruese dhe sulmet me eksploziv.
Dy ditë pas atentatit në Shkodër, një tjetër ngjarje me lëndë plasësë është regjistuar në Fushë Krujë.
Një bombë artizanale shpërtheu pas mesnate e vendosur në një dyqan detergjentësh në qytet.
Sipas policisë shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale por ka shkaktuar panik mes banorëve duke mbajtur të gjallë frikën e atentateve më lëndë plasëse në disa qytete të vendit.
Ky ishte sulmi i dytë me lëndë plasësë ndaj këtij ambienti që rezulton në pronësi të një 36 vjecari, i cili për të dy rastet ka përsëritur në dëshminë e dhënë në polici se nuk ka konfikte me askënd dhe pret zbardhjen e sulmeve.
Policia e Krujës në një njoftim paraprak thotë se ka nisur një hetim për ngjarjen, por ende nuk ka persona të dyshuar.
Shpërthimi i së martës, pason një seri shpërthimesh të herë pas hershme të regjistrruara në fushë Krujë duke e kthyer atë sërish në sinonimin e qytetit të tritolit. Rasti i fundit i regjistruar ishte ai i datës 12 Janar kur banesa e një efektivi policie u sulmua me lëndë plasëse dhe granata në fshatin Halil.
Për shumicën e këtyre ngjarjeve autorët nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/eksploziv-here-te-dyte-dyqanit-ne-fushe-kruje