Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konkurrenca, dyshohet se qëndron pas sulmeve me tritol ndaj një dyqani ushqimor në fshatin Zezë të Krujës!
Biznesit në pronësi të 57-vjeçarit Gëzim Meta iu vu ekspoziv në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje.
Shpërthimi shkaktoi dëme material dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar edhe për shkak të orës që ishte zgjedhur.
Kjo është hera e dytë që këtij tregtari ushqimor i vendosin lëndë plasëse, por autorët ende nuk janë kapur.
Vendosja e sasive të vogla të lëndës plasëse që dëmtojnë dyqanin dhe produktet që tregton ka bërë 57-vjeçarin të ngrejë dyshime se sulmet e vazhdueshme janë për shkak të konkurrencës.
Policia kreu në vendngjarje veprimet e para hetimore në funksion të identifikimit dhe arrestimit të autorëve.
Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv?.
Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/i-vihet-eksploziv-dyqanit-ne-nikel-te-krujes