http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skandali i tmerrshëm i infektimit me salmonelë të qumështit pluhur për foshnjat, tashmë ka ngritur alarmin në 83 vende. Kompania franceze e qumështit ?Lactalis? ka filluar të tërheqë nga tregu më shumë se 12 milionë kuti qumështi, që prej muajit dhjetor, pas padive të ngritura nga prindërit.
Në Francë janë regjistruar 35 raste infektimi, një në Spanjë dhe një rast tjetër i mundshëm mendohet të jetë në Greqi.
Prindërit e fëmijëve të infektuar ngritën shqetësimin pasi pas konsumimit të qumështit pluhur fëmijët e tyre u sëmurën me diarre të rëndë, dhimbje stomaku, patën të vjella dhe dehidratim të lartë. Tek foshnjat ky bakter mund të rrezikoje edhe jetën.
Pas fillimit të hetimeve, kompania sqaroi se shkak ishte bërë ndotja nga rikonstruksioni i fabrikës ?Celia? në Francën veriperëndimore dhe premtoi se do të kompensojë çdo familje të prekur.
Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh.
Qeveria franceze paralajmëroi kompaninë se do të dënohet për këtë ngjarje. Autoritetet bene te ditur gjithashtu se do të vendosin sanksione ndaj shitësve pasi u zbuluan disa supermarkete të mëdha që vazhdojnë ende të shesin produktet e kontaminuar.