Report TV - Rastet kur rritet pensioni për gjithë të moshuarit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kur mbushin moshën e daljes në pension, të moshuarit mund të përfitojnë shtesë në çdo rast. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore nëse pensionistët vijojnë punën, pavarisht se plotësojnë moshën, atëherë marrin shtesë në pension prej 0.6% çdo muaj. Kjo do të thotë se mund të merrni shtesë ne pension deri në 6% në vit. Kjo do të thotë se për një pension 15 mijë lekë të reja, nëse vijoni punën edhe për një vit, merrni shtesë prej 900 lekë, pra një pension prej 15 900 lekë.
Pension edhe kur punoni
Të moshuarit mund të marrin pensionin edhe kur të vijojnë punën, por me një kusht. ?Në çdo rast mund të përfitohet pagesa e çdo lloj pensioni për pensionistët që, pas daljes në pension, vazhdojnë punën, me kusht që të vazhdohet të paguhen kontributet. Lejohet pagesa e pensionit mujor të pleqërise për pensionistët pas daljes në pension punësohen ose vetëpunësohen në sektorin privat.

Share This Video


Download

  
Report form