Nëse mbushni moshën për pension dhe ju caktohet për të përfituar 16 mijë lekë të reja, atëherë mund të merrni shtesë deri në 6%, në qoftë se vijoni të paguani kontributet. Edhe nëse sot jeni pensionistët dhe filloni punë duke paguar kontribute, atëherë përsëri mund të përfitoni shtesë prej 6%. Janë këto dy favorizimet e skemës së re të pensioneve, e cila parashikon që për të gjithë të moshuarit të marrin shtesë.
Kjo do të thotë se një person i cili është në prag të daljes në pension dhe do përfitonte 18 mijë lekë në muaj, duke e shtyrë daljen në pension për 12 muaj, merr shtesë 6%, që do të thotë 1 mijë e 800 lekë të reja më shumë. Për çdo muaj që shtyni daljen në pension, apo për çdo muaj që ndërprisni pensionin dhe ripaguani kontribute merrni 0.5% shtesë në pension.