Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja ndodhi në lagjen ?Rus? rreth orës 10:30 minuta. Lënda plasëse ishte e vendosur në nje një motorçikletë e cila ishte e parkuar në hyrjen e nje dyqani. Si pasojë janë plagosur 8 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Tre prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Lulzim Kulla, i cili në momentin e shpërthimit sapo kishte zbritur nga automjeti i tij, kjo fuoristradë. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Kurse të lënduarit e tjerë janë Pjetër Arra, Gentian Suça, Ditmir Myftija, Arjola Gjonaj dhe shtetasja malazeze Rajka Gardashevic.
Dëshmitarë në vendngjarje ishin edhe një grup xhirimi i televizionit shtetëror malazez. Ekipi i gazetarëve kishte ardhur për të përgatitur një reportazh mbi Shkodrën.
Marija Kaleziq, gazetare nga Mali i Zi: ?Ne erdhëm nga Mali i Zi për një reportazh me tregtarët këtu. Në momentin që ishim duke biseduar me tregtarët dëgjuam një shpërthim të madh. U përhap panik , njerëzit iknin nga të gjitha anët, pamë të plagosur, gjak, kështu edhe ne ikëm me vrap. Dikush tha më pas se shpërtheu bombula e gazit, por më vonë u mor vesh se kemi të bëjmë me eksploziv?.
Në objektin ku ndodhi shperthimi objektivi i atentatit, Lulzim Kulla ka në pronesi disa ambiente. Ai njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm dhe është emër i njohur për policinë lokale. Në qershor të vitit të kaluar, Kulla u arrestua nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai u lirua pas gjashtë muajsh qëndrimi në burg. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, të cilët kanë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive.
Tv Klan