Një shpërthim me lendë eksplozive ka tronditur qytetin e Shkodrës, paraditen e kësaj të shtune. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 10 të së shtunës, kur lënda eksplozive ka shperthyer duke shkaktuar deme te shumta ne lagjen partizani, nderkohe qe me pas gjithcka i ngjante nje skene ?lufte?, me sirena autoambulancash dhe forca të shumta të policisë.
Lënda plasesë është vendosur në afërsi të automjetit, Toyota, me targë AA 444 PX, ndërkohe që demtime si pasoje e shperthimit kanë marrë 8 shtetas të cilët janë drejtuar për në spitalin e Shkodrës.
Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e policise se Shkodres me ne krye drejtorin Gjovalin Loka, nderkohe që ne vendin e ngjarjes kane qene edhe drejtues te prokurorise te cilet kane nisur menjehere hetimet per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende e cila trondit Shkodrën.
Hetimet e deri tanishme flasin per nje atentat, ndaj nje shtetasi, nderkohe qe lenda eksplozive, ishte vendosur prane nje motorri ngjitur me automjetin tip foruistrade.