Report TV - Vdekja e 10 foshnjave në pak ditë, reagon materniteti “Koço Gliozheni"

Report TV 2018-05-10

Views 0

Materniteti ?Koço Gliozheni? ka hedhur poshtë akuzat e deputetit të PD, Bardh Spahia, i cili një ditë më parë deklaronte se 10 foshnja të sapolindura në këtë maternitet kishin humbur jetën për shkak të mungesës së inkubatorëve.
Përmes një deklarate për mediat, ?Koço Gliozheni? sqaron se janë tetë raste muajt e fundit të lindur me anomali të rënda shëndetësore, të cilët nuk kanë mbijetuar, dhe jo për mungesë të inkubatorëve.

Deklarata e Maternitetit Koço Gliozheni:
"Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.

Share This Video


Download

  
Report form