Shpërthen makina e ish-oficerit te policise

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Kjo është vetura ?Audi?, në pronësi të ish-oficerit të Policisë, Kadri Voga, e cila u dogj në mëngjes herët në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Policia, e njoftuar pas shpërthimit, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, konstatoi automjetin e djegur, i cili ishte në oborrin e banesës së ish-policit.

Ky mjet herë pas here përdorej edhe nga i biri, Agron Voga, punonjës i Policisë Rrugore në Tiranë. Nga kqyrja e parë u konstatua se ka pasur një shpërthim.

Por hetuesit po punojnë për të sqaruar nëse makina është djegur pasi ka shpërthyer, apo fillimisht i është vënë flaka dhe më pas ka shpërthyer.

Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa sipas policisë, ka dëme materiale. Gjatë kontrollit të perimetrit të sigurisë, hetuesit gjetën edhe dy granata të pashpërthyera. Ekspertët xhenierë kryen neutralizimin e granatave, të cilat ndodheshin në oborrin e shtëpisë së Vogës.

Policia po e heton ngjarjen në disa pista që kanë të bëjnë konflikte të mundshme të ish-policit Kadri Voga, por edhe djalit të tij.

6 muaj më parë, persona të paidentifikuar, i vunë eksploziv veturës së djalit tjetër të Vogës. Edhe në këtë rast policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS