Ora News - Masa për ndotjen në Elbasan, Sejdini: Situata është problematike

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur të ngrejë një grup të posaçëm pune për monitorimin e ndotjes në qytet.

Vendimi ka ardhur me kërkesë të kryebashkiakut Qazim Sejdini, i cili prej muajsh ka kërkuar zgjidhjen e situatës. Për matjen e cilësisë së ajrit dhe për hartimin e strategjisë që do ndiqet do të angazhohen edhe ekspertët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Energjetikës

Qazim Sejdini: ?Ka dy ferrokromi, një i ekzistues dhe një i ri që është hapur vetëm tani edhe një fabrikë bitumi që është bërë problem për qytetarët, zonat përkatëse. Problem nuk është thjesht era por edhe derdhja e mbetjeve në kanalet kulluese.?

Athanas Karaj: ?Ne do ti bëjmë matjet në vend dhe në terren. Flasim gjithmonë për ferrokromin.?

Përfaqësuesit e Ministrive në mbledhjen e parë kanë rënë dakort për realizimin e matjeve korrekte dhe transparente në bazë të të cilave do të hartohen hapat e mëtejshëm.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/masa-ndotjen-ne-elbasan-sejdini-situata-eshte-problematike

Share This Video


Download

  
Report form