Breçani: 5 qytetet ku situata e grupeve kriminale është problematike

RTV KLAN 2018-05-03

Views 2

?Dua t?u them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë, në mos tri herë më agresive është në Shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset. Serial killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin.?

Ish kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmjet Facebookut denoncon çdo ditë çështje të kriminalitetit dhe paligjshmërisë, me deklaratën e tij tërhoqi vëmendje për një tjetër vatër të nxehtë siç është Shkodra.

Por ekspertë të çështjeve policore tregojnë se në cilat qytete janë të përqendruar grupet kriminale. Erzen Breçani ish drejtues në polici përmend 5 qytete ku situata është problematike.

?Unë e ndjek me vëmendje Berishën. Shkodra është realisht nën ndikimin e shumë grupeve kriminale, por edhe qytete të tjera. Fieri që shermendet fare. Për shpërndarjen gjeografike të kriminalitetit dhe kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Fieri ka qenë numër një, Elbasani, Vlora, Durrësi.?

Rritja e veprimtarisë së grupeve kriminale gjatë dy viteve të fundit sipas Breçanit lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kultvimit të hashashit.

?Janë mbjellë në të gjithë njësitë administrative rurale të vendit tonë.?

Breçani mbështet deklaratat e bëra nga ambasadori Lu përsa i përket katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale që janë në Shqipëri.

?Organizata kriminale është forma e bashkëpunimit më e lartë?.

Por sipas ish drejtuesit të policisë ka shumë drejtues grupesh që vijojnë aktivitetin kriminal dhe nuk iu përmendet emri gjëkundi.

?Janë persona shumë të rrezikshëm, një pjesë kanë vuajtur dënimet dhe ka informacione që merren prapë me veprimtari kriminale.?

Sipas Breçanit dështimi i reformës në Policinë e Shtetit gjatë 4 viteve të para solli vrasje mafioze me eksloziv, gjobëvënie dhe largim edhe të investitorëve nga vendi. Sipas tij ka demontivim të policëve të ndershëm.

?Policia në momentin që shkëputet nga politika dhe nuk ka ndikime në emërime, atëherë lufton bandat?.

Burimi: Klan Plus

Gazetar: Spartak Koka

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS