Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan Donald Lu ishte në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Takimi u mbajt në ministrinë e Brendshme dhe zgjati më shumë se 30 minuta.
Nuk dihen detaje të këtij takimi ndërsa pak ditë më parë u mbajt një takim ku u diskutua mbi koordinimin e punës për hetimin e grupeve kriminale, shkëmbimi I të dhënave dhe ndjekja e dosjeve për të dyshuarit si brenda vendit dhe në shtetet e tjera ka qenë pjesë e diskutimi.
Takimi ishte mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Prokurorit të Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrit të Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Në takim u cilësua hap i rëndësishëm verifikimi i të dhënave financiare dhe sekuestrimi i asteve të krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/donald-lu-ndodhet-ne-takim-me-fatmir-xhafaj
http://oranews.tv/article/fotolajm-lu-takon-xhafen-nuk-largohet-pa-shtrenguar-doren-dhe-me-rojen