Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në emisionin e sotëm "Ju Flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar intervistën e drejtoreshës së TAP dhënë për reviztën "Monitor". Sipas Myftarajt, ajo që ka thënë Ulrike Andreas do të thotë se TAP është i destinuar të shkojë për skrap.
Sipas Myftarajt, projekti TAP nuk sjell gaz në vendin tonë, por vetëm infrastrukturën.
Kastriot Myftaraj: Në numrin e kësaj jave të revistës Monitor ka një intervistë të drejtoreshës së TAP për tregtinë dhe marrëdhëniet me Jashtë, zonjës Ulrike Andreas.
Në intervistën e saj zonja Ulrike Andreas thotë një fjali që sot duhet të përbënte temën e të gjitha emisioneve televizive, temën kryesore të debatit politik.
Ajo thotë: "Është e rëndësishme të kujtojmë që TAP nuk zotëron gazin, ne po ndërtojmë infrastrukturën strategjike për transportin e tij".
Dmth kjo thotë se ne po bëjmë shërbimin, nuk kemi gazin.
"Kështu që sjellja e gazit nga deti Kaspik në Shqipëri varet nga kërkesa dhe oferta".
Pra çfarë na thotë zonja?
Meqë Azerbajxhani është një vend i pasur me gaz natyror dhe ka gaz gaz në detin Kaspik për ta shfrytëzuar dhe burime të naftës të Azerbajxhanit nuk duhet ti shkonin Rusisë por duhet të krijohej një dalje tjetër mesdhetare, atëhere me ndërhyrjen e SHBA dhe BE u mendua për një rrugë tjetër alternative në Mesdhe.
TAP-i është një segment i tij nga kufiri greko-turk deri në bregdetin Italian, në Shqipëri në det dhe arrin në Itali.
Kurse pjesa tjetër është nga kufiri greko turk deri në Azerbajxhan.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-tap-pohon-zyrtarisht-se-eshte-i-destinuar-skrap