Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët e infermierisë protestuan duke zënë hyrjen e fakultetit me pretendimin se iu është hequr padrejtësisht sezoni i provimeve. Ky argument është mohuar nga dekania e fakultetit, e cila thotë se studentët kanë 4 sezone dhe se pretendimi i tyre është për një sezon shtesë. Në mbështetje të studentëve ishte dhe deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.
Studentët e vitit të tretë të degës së infermierisë protestuan me pretendimin se u është hequr sezoni dhe nuk japin provimet e mbartura.
Ata bllokuan derën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Kërkuan nga Dekanati të tërhiqen nga ky vendim, me argumentin se nuk ishin të informuar për heqjen e sezonit pasi ky vendim i çon drejt djegies së diplomës dhe pagesës së tarifës shtesë.
Studentja: "Ne kërkojmë të drejtat tona".
"Këtë gjë do e negociojmë, jemi në bashkëbisedim me njëri-tjetrin. Deri nesër të na jepet një përgjigje përfundimtare, gjërat janë pozitive" tha përfaqësuesja e senatit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-e-mjekesise-ne-proteste-kunder-heqjes-se-sezonit-te-provimeve