Ora News - Presidenti aktual kërkon mandatin e 5-të, Fino pranë zyrtarizimit si rival

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Armand Duka do të kërkojë mandatin e 5-të në krye të federatës shqiptare të futbollit. Presidenti e kishte konfirmuar edhe më herët kandidaturën e tij, por tashmë e ka vulosur duke zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale.

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni. Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Kjo ishte një pjesë e postimit të presidentit aktual të Federatës i cili e mori për herë të parë këtë detyrë në vitin 2002, teksa kulmi i arriur nën drejtimin e tij ishte kualfikimi i skuadrës tonë përfaqëusese në finalet e kampionatit Europian Francë 2016.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2014 Duka fitoi me unanimitet të plotë duke qënë se nuk kishte asnjë kandidat tjetër përballë, ndërkohë që kësaj here është pranë zyrtarzimit edhe rival ii tij në garën për kreun e FSHF-së.

Ish kryeministri Bashkim Fino ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe është gati të kandidojë për postin kryesor drejtues të futbollit shqiptar.

Zgjedhjet do të mbahen më datë 7 Shkurt në qytetin e Durrësit ku presidenti do të përcaktohet nga votat e 66 klubeve dhe shoqatave anëtarëve të Federatës, me formulën një anëtar një votë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/armando-duka-rikandidon-president-te-fshf-se

Share This Video


Download

  
Report form