Ora News - Fino kërkon votën: Kampionati ynë lodër në duart e disa personave të pasur

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkim Fino kërkon votën për postin e presidentit të FSHF-së.

Prezantimin e platformës e nisi me thumba drejtuar presidentit të FSHF-së.

?I paske bërë me difekt këto duhet ti bësh më të forta, si duket s?paske para?- tha ai, teksa mbante fjalën në foltoren e punimeve të Asamblesë Zgjedhore nga e cila do të dalë presidenti i ri.

"Kërkoj votën tuaj. Jo për cilësitë e mia personale. Më votoni për platformën dhe programin që unë prezantoj. Kapërcimin e statuskuosë.

Presidenti i deritanishëm kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare duke premtuar të bëjë ato që ka bërë keq. Por pa ia mohuar atë që ka bërë arritje konstatoj se futbolli shqiptar është i sëmurë.

Kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Evopë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo ti bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë?.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/fino-kerkon-voten-kreun-e-fshf-se-duka-keqperdori-futbollin-shqiptar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS