Ora News - Ujësjellësi i Shkodrës me detyrimet më të larta, 40 mln lekë borxh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me mbi 40 milionë lekë të reja borxh Ujësjellës Kanalizime Shkodër është një prej ndërmarrjeve me detyrimet e prapambetura më të larta.

Drejtori rajonal flet për borxhet e trashëguara ndër vite ndërsa propozon që ashtu si me unifikimin e çmimit të energjisë elektrike në 9.5 lekë edhe në këtë rast do të jetë një zgjidhje lehtësuese për të mos vijuar rëndimin e ndërmarrjeve tashmë në vështirësi

Drejtori rajonal: ?Kam një propozim që çmimi i energjisë elektrike të unifikohet dhetë jetë një çmim mesatarisht 9.5 lekë aq sa sot e marrin furrat e bukës. Nëse buka është e domosdoshme për jetën edhe uji për mua është i domosdoshëm. Pavarësisht liberalizmit të energjisë elektrike ne e marrim realisht me çmim të shtrenjtë, me çmim biznesi."

Refoma e ujit dhe përfundimi i afatit të vetëdeklarimit ka vënë në lëvizje jo vetëm ndërrmarjet por edhe qytetrarët. Ligji parashikon qartë që pas shkurtit do të nisin penalizimet për konsumatorët familjarë dhe bizneset ndërsa për instituticionet e rëndësisë së veçantë do të synohet marrëveshje.

Drejtori rajonal: ?Janë disa instituticione të rëndësisë së veçantë që edhe nëse është debitor do të gjehet një mënyrë për një aktmarrëveshje dhe nuk ndërprehet uji për disa instituticione. Për të tjerat do të shihet pas këtij aksioni dhe do të japim përgjigjjen në kohën e duhur.?

Aktualisht në Bashkinë e Shkodrës numërohen rreth 27 mijë kontrata të ujit të pijshëm, çka tregon se shifrat janë ende larg asaj që duhet të jenë krahasuar me numrin e familjeve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ujesjellesi-i-shkodres-me-detyrimet-me-te-larta-40-mln-leke-borxh

Share This Video


Download

  
Report form