Shkodër, mamografia me defekt spitali 5 mln lekë borxh kompanisë

Report TV 2015-08-21

Views 2

Rreth 5 milionë lekë borxh të spitalit të Shkodrës ndaj kompanisë "Siemens" bëjnë që dy mamografitë të qëndrojnë të prishura prej afro dy javësh në metropolin verior.

Ky lajm pranohet nga drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardjan Ymeri, i cili bën të ditur se ky borxh është prej afro 1 viti, ndërsa prej dy javësh aparatet e mamografisë janë prishur dhe kompania private ka vendosur si kusht për rregullimin e tyre, shlyerjen e borxhit.

Ymeri, ndërkaq bën të ditur edhe defektet që kanë dy aparatet e mamografisë.

E ndërkohë ato që vuajnë mungesën e aparateve të mamografisë janë gratë nga veriu i vendit, të cilat tashmë dëtyrohen që për ekzaminimin ndaj kancerit të gjirit t'i drejtohen qendrave spitalore në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form